Twofold

Projektet

Çdo projekt tregon problemin, çka bëmë në programim dhe marketing, dhe çka ndryshoi pas kësaj.

Faqet që kemi ndërtuar

Faqe live që kemi ndërtuar për marka në Zvicër, Gjermani, Kosovë dhe SHBA, nga dyqane të vogla online deri te portale B2B dhe tregje të mëdha.

dyqane live
10
në Shopware 6
7
në Shopify
3
  • dijara.ch
    Pamje nga Dijara

    Dijara

    Dyqan online për një markë zvicerane të pastrimit, i ndërtuar rreth sistemit të mopit Swiss Pro: pako, rimbushje, çmime në CHF dhe EUR dhe zbritje për porosinë e parë.

    • Shopify
    • Zvicër
    • Shitje direkte
    Shiko faqen
  • klapp-skincare.com
    Pamje nga KLAPP Skin Care Science

    KLAPP Skin Care Science

    Dyqan për një markë gjermane profesionale të kujdesit për lëkurën: produkte sipas nevojës së lëkurës, gjetës i salloneve partnere, abonime dhe hyrje të veçanta për profesionistë dhe distributorë në vende të BE-së.

    • Shopify
    • Kujdes për lëkurën
    • B2C dhe B2B
    Shiko faqen
  • labbox.education
    Pamje nga Labbox

    Labbox

    Dyqan për një markë të elektronikës edukative: komplete magnetike për qarqe elektrike dhe një lojë tavoline, në pesë gjuhë, me dërgesa në gjithë BE-në dhe pagesë me kartelë, PayPal e Klarna.

    • Shopware 6
    • Edukim
    • 5 gjuhë
    Shiko faqen
  • senger-naturwelt.de

    Senger Naturwelt

    Dyqan për një prodhues gjerman të lodrave prej pambuku organik, të punuara me dorë, biznes familjar që nga viti 1985: koleksione, outlet, gjetës i dyqaneve dhe njoftim kur produkti kthehet në stok.

    • Shopware 6
    • Lodra
    • Pambuk organik
    Shiko faqen
  • de.hape.com
    Pamje nga Hape Gjermani

    Hape Gjermani

    Dyqani online gjerman i markës botërore të lodrave prej druri: blerje sipas moshës, gjetës i dhuratave, koleksione dhe shërbim për pjesë rezervë, i lidhur me dyqanet e Hape në vende tjera.

    • Shopware 6
    • Lodra
    • Ndërkombëtare
    Shiko faqen
  • gifionline.com
    Pamje nga GiFi

    GiFi

    Dyqan online për një rrjet dyqanesh për shtëpi me tri dyqane në Kosovë: ofertë e gjerë për përditshmëri, porosit online e merre në dyqan, dhe blerje sipas çmimit, në shqip dhe anglisht.

    • Shopware 6
    • Shitje me pakicë
    • Merre në dyqan
    Shiko faqen
  • foleja.com
    Pamje nga Foleja

    Foleja

    Një nga dyqanet më të mëdha online në Kosovë, nga kozmetika e mobiliet deri te veshjet dhe teknologjia: dërgesa me DHL, program besnikërie, program për shitës dhe portal B2B.

    • Shopware 6
    • Treg online
    • Portal B2B
    Shiko faqen
  • decathlonkosovo.com
    Pamje nga Decathlon Kosovo

    Decathlon Kosovo

    Dyqani online i Decathlon për Kosovë: pajisje për mbi 70 sporte, blerje sipas çmimit, dërgesa në shtëpi për 2 deri 4 ditë, gjetës i dyqanit dhe kontakt në WhatsApp.

    • Shopify
    • Pajisje sportive
    • Shqip dhe anglisht
    Shiko faqen
  • miniaturemarket.com
    Pamje nga Miniature Market

    Miniature Market

    Dyqan amerikan për lojëra tavoline me mbi 30.000 produkte: lojëra, letra koleksioni, miniatura dhe lojëra me role, me oferta ditore, porosi paraprake dhe koleksione për dyqanet në St. Louis.

    • Shopware 6
    • Hobi
    • SHBA
    Shiko faqen
  • eshop.wurth-kosova.com
    Pamje nga Würth Kosova

    Würth Kosova

    Dyqan B2B për Würth Kosova: vegla, materiale fiksimi, kimikate dhe veshje pune për profesionistë, me çmime pas kyçjes dhe katalogë për shkarkim.

    • Shopware 6
    • B2B
    • Industri
    Shiko faqen

Projektet tona të para po shkruhen bashkë me klientët. Na kërkoni referenca dhe shembuj që i përshtaten projektit tuaj.

Na tregoni çka po ndërtoni.

Mjafton një mesazh i shkurtër. Ju përgjigjemi brenda dy ditëve të punës me pyetje ose me hapin e radhës, dhe ju themi sinqerisht nëse nuk jemi zgjedhja e duhur.

Fillo një projektKontrolli i faqes