Twofold

Aplikacione web dhe API

Platforma, portale dhe vegla të brendshme me porosi, në PHP, Symfony dhe TypeScript.

Fusha: Programim

Problemi

Kur një biznes i tejkalon tabelat në Excel dhe plugin-at, i duhet softuer i ndërtuar sipas mënyrës së vet të punës, që të mund të ndryshohet edhe pas tri vjetësh.

Si e zgjidhim

  1. 1.E kuptojmë procesin që duhet ta mbështesë softueri, bashkë me përjashtimet.
  2. 2.Zgjedhim teknologji të provuara dhe të mbështetura mirë, përveç nëse ka arsye të vërtetë për diçka tjetër.
  3. 3.I dizajnojmë API-të së pari, që lidhjet me sisteme tjera të jenë të thjeshta.
  4. 4.Testojmë pjesët që lidhen me para ose të dhëna, dhe dokumentojmë si funksionon sistemi.

Çka merrni

  • Portale dhe panele për klientë
  • API REST dhe GraphQL
  • Lidhje me shërbime të jashtme
  • Dokumentim teknik

Shpesh kombinohet me

Pyetje

Çfarë teknologjie përdorni?

PHP dhe Symfony në server, TypeScript me React ose Next.js në pjesën vizuale, sipas projektit. Nëse teknologjia që keni tashmë është më e mirë, jua themi.

Na tregoni çka po ndërtoni.

Mjafton një mesazh i shkurtër. Ju përgjigjemi brenda dy ditëve të punës me pyetje ose me hapin e radhës, dhe ju themi sinqerisht nëse nuk jemi zgjedhja e duhur.

Fillo një projektKontrolli i faqes