Kalimi në një platformë të re për dyqan online ose CMS është ndër gjërat më të rrezikshme për vizitorët që vijnë nga Google. Shumica e dëmit mund të shmanget, dhe pothuajse i gjithë vjen nga puna që u anashkalua para lansimit.
Para ndërtimit
- Nxirrni çdo adresë të indeksuar nga Search Console, analitika dhe një skanim i plotë i faqes, pastaj bashkojini listat.
- Shënoni cilat adresa sjellin vizitorë nga Google dhe lidhje nga faqe tjera. Këto s'guxoni t'i humbni.
- Vendosni herët strukturën e re të adresave, dhe mbajeni sa më afër së vjetrës.
Gjatë ndërtimit
- Lidheni çdo adresë të vjetër me faqen e re më të përshtatshme, kurrë automatikisht me ballinën.
- Bartni me kujdes titujt, përshkrimet, nëntitujt dhe të dhënat e strukturuara.
- Bllokoni faqen testuese nga Google, dhe mos harroni ta zhbllokoni faqen live.
Në lansim dhe më pas
- Testoni të gjitha ridrejtimet ditën e lansimit dhe rregulloni zinxhirët dhe ciklet.
- Dërgoni sitemap-et e reja dhe ndiqni gabimet çdo ditë në javët e para.
- Krahasoni pozitat dhe shitjet nga Google me gjendjen para lansimit.
Një rënie e përkohshme ndodh shpesh, edhe kur gjithçka bëhet mirë. Një rënie e gjatë zakonisht tregon ridrejtime që mungojnë, përmbajtje të humbur ose një bllokim teknik, e të gjitha këto gjenden dhe rregullohen nëse e keni ruajtur gjendjen e mëparshme.
Tjetri: Pse programerët dhe marketerët duhet të kenë një listë të përbashkët pune